Topalli, Nikollës: Mos rri në Kuvend. Ik në zyrë e ndrysho vendimin. Jepu shpresë atyre fëmijëve, që ua vratë ëndrrat
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ishte e ashpër në deklaratat e saj lidhur me çështjen e maturantëve dhe mospranimet që po u bëhen atyre në universitet. Teksa akuzoi drejtëpërdrejtë kryeministrin Rama si shkaktarin kryesor të situatës kaotike të krijuar me matrantët, Topalli i kërkoi ministres së Arsimit Lindita Nikolla që të mos lejonte që të përdorej nga Rama dhe të largohej nga detyra.
Në këtë linjë Topalli iu drejtua Nikollës duke i thënë: Ti Linditë nuk duhej të rrije sot këtu (në Kuvend), por duhej të ishe te zyra jote, për të kthyer mbrapsht urdhrin që ti vetë ke dhënë. Ik te zyra jote, mos rri më këtu. Ik e ndrysho urdhrin dhe jepu shpresë atyre fëmijëve që sot ua ke vrarë shpresën, ua ke ndërprerë ëndrrat”- tha Topalli.
Deputetja demokrate Jozefina Topalli tha se askush nuk i beson deklaratat e kryeministrit për aksionet kundër kanabisit, pasi sipas saj, në mbarë vendin ka parcela me bimë narkotike.
“Kjo seancë plenare duhet të ishte bërë në një parcelë kanabisi, se deputetët u dukën sikur kishin tymosur nga këto bimë. Të gjithë e dinë se në zonat e tyre a plasur kanabisi kudo. Në kuadrin e samitit që u zhvillua në Kinë, do kujtoja se Lutfi Dervishi thotë se kryeministri Rama nuk ka gënjyer për një premtim, “për 300 mijë vende pune”, pasi Shqipëria është mbushur plot me kanabis dhe janë punësuar shumë vetë. Ekonomia shkon njëherë mirë njëherë më dobët, por kanabisi do mbetet vatra juaj kryesore në qeverisjen tuaja”, tha Topalli.
KOHA JONË SONDAZH

