Topalli: Qeveria ka rënë. Duhen zgjedhje të parakohëshme
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozfina Topalli u shpreh sot në Kuvend se mazhoranca e majtë ka rënë. Ajo tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi qeverisje aktuale ka dështuar në të gjitha drejtimet.
Një tjetër arsye, pse qeveria sipas Topallit ka rënë, është dhe fakti se koalicioni i majtë nuk funksionon më.
“Z. Kryeministër qeveria ka rënë. Asnjë nga deputetët e LSI nuk është në këtë seancë. Aleati yt kryesor nuk është në seancë. Shko në zgjedhje të parakohshme, Qeveria ka rënë”,- u shpreh Topalli.
Kryeministri Edi Rama u përgjigj se në zgjedhjet vendore PD-ja tha se do të shkonte në referendum. “Po të kujtoj rezultatin e referendumit. Një milion ishin, një milion u shtuan. Zgjedhje të parakohshme se ti ëndërron që të humbasë prapë kryetari yt i vogël ne nuk bëjmë dot. Ne nuk shkojmë dot në zgjedhje se keni ju halle”,- tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

