Topalli: Rama fyeu veriorët, kriminelët e tij s’përfaqësojnë vlerat e asaj zone

Jozefina Topalli ka thënë gjatë fjalës së saj në Kuvend, se kryeministri Edi Rama ka fyer veriorët, duke thënë se deputetët e veriut, përfaqësojnë vlerat e zonës.

Sipas saj, problemi është te Rama, që vendosi të kandidonte kriminelë.

Ajo ndërkohë ka thënë se dorëheqja e Arben Ndokës nuk është bërë me dëshirën e tij, por pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dorëheqja e tij u bë për faktin se një muaj më parë në raportin e Departamenti Amerikan i Shtetit u thanë tri gjëra themelore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është e turpshme që në Parlamentin e Shqipërisë ka persona me të kaluar në trafikun e qenieve njerëzore dhe se çdo segment i qeverisë është i afektuar nga korrupsioni”, deklaroi Topalli.

Problemi nuk është Armando.

Ai nuk hyri me zor në Parlament, nëse kryetari i PS nuk do kishte përzgjedhur atë dhe njerëz të tjerë.

Rama në një emision televiziv ka vazhduar të fyejë njerëzit duke thënë se ata janë përfaqësuesit e njerëzve në një mënyrë të koncentruar, ndërkohë që në një kohë tjetër, 100 vite më parë, ata janë përfaqësuar nga Fishta etj", u shpreh më tej Topalli në fjalën e saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?