Trafik i rënduar në Rrugën e Kombit, fluks turistësh nga Kosova drejt bregdetit shqiptar
Ndonëse jemi në fund të gushtit, ka ende turistë nga Kosova që i drejtohen bregdetit shqiptar.
Që në orët e para të mëngjesit së ditës së sotme janë vënë re radhë kilometrike mjetesh në segmentin Morinë -Kukës të Rrugës së Kombit.
Qindra qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojnë në bregdetin shqiptar duke ardhur me automjetet e tyre, por edhe me autobusë. Radha e gjatë është edhe segmenti Morinë-Kukës tek Ura e Drinit të Zi, për shkak të fluksit të madh të mjeteve që po shkojnë në bregdet.
KOHA JONË SONDAZH

