Trafik kokaine nga Shqipëria në Lombardi, shkatërrohen dy banda kriminale. Dhjetra të arrestuar
Policia italiane ka goditur dy banda të trafikut të drogës, që vepronin në Milano, duke kryer arrestime të shumta.
Mediet italiane shkruajnë se bandat përbëheshin kryesisht nga italianë dhe shqiptarë, të cilët trafikonin sasi të mëdha kokaine dhe marijuane nga Shqipëria në Lombardi, që më pas i shpërndanin në zona të ndryshme të Italisë. Po ashtu, mediat italiane shkruajnë se deri më tani janë arrestuar 37 persona, mes tyre dhe shqiptarë.
Hetimi për goditjen e këtyre bandave është koordinuar nga drejtori i Anti-Mafias së Milanos, dhe ka çuar pas hekurave disa trafikantë. Gjatë aksionit, janë sekuestruar një kompani, 3 skuterë, 2 motorë dhe 9 makina.
Dy nga arrestimet u kryen në Shqipëri, raporton “MilanoToday“.