FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tragjedi e madhe në Gramsh, babai me dy fëmijët dhe kushëriri i tyre mbyten në liqen

Një tragjedi e madhe ka ndodhur në Gramsh. Babai 46-vjeç me 2 fëmijët (14 dhe 19-vjeç) dhe kushëriri i tyre 20-vjeç, kanë humbur jetën. Ata janë mbytur në liqenin e hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë. Në njoftimin për mediat të Policisë, thuhet se kanë nisur kërkimet për trupat e tyre, ndërsa deri më tani janë gjetur dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit, ndërsa vijojnë kërkimet.

Njoftimi i plotë nga policia e shtetit:

Rreth orës 19:00, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh ka marrë një telefonatë se 4 shtetas dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe zjarrëfikësit, ku ka rezultuar se: Në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit, dyshohet se shtetasit A.Z, rreth 46 vjeç, R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç , (babai me dy djemtë) dhe kushëriri i tyre shtetasi M.Z, 20 vjeç, sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjiihashtu menjëherë në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni.

Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit. Në drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.’– njofton policia.

https://kohajone.com/babai-me-dy-djemte-e-mitur-dhe-kusheriri-i-tyre-u-futen-per-tu-lare/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?