Tragjedia në Itali: Ulje e ndjeshme e viktimave, por përhapja e infeksionit nuk ndalet
Një muaj e gjysëm nga nisja e pandemisë së Covid 19, Italia vazhdon të jetë e gjunjëzuar nga nurmi i lartë i viktimave që regjistrohen çdo ditë e nga personat e infektuar.
Sot kurba e pandemisë ka regjistruar një reduktim të lehtë të numrit të viktimave në 24 orët e fundit.
Dita e sotme ka regjistruar 681 viktima më shumë se një ditë më parë.
Numri total i tyre ka arritur më 15362.
Personat e infektuar deri më sot kanë arritur më 124 632 e janë 4805.
Pacientët e kuruar në terapi intesive janë 3994, 29 010 po kurohen në struktura spitalore e 58 274 në kushte kurimi shtëpiak.
Në Itali deri më sot janë kryer tampone 657 224.
Pacientët e shëruar kanë arritur sot më 20 996.
Në rajonin e Lombardisë numri i viktimave është 8656 e janë 345 viktima më shumë se një ditë më parë, ndërsa numri i të infektuarve është 49 118.
https://www.facebook.com/corrieredellasera/videos/2089772721169554/