Transformimi i Piramidës së Tiranës, Rama: Po merr formë për t’u bërë qendra më e madhe e teknologjisë në Ballkan
Piramida e Tiranës po merr formën e saj për t’u shndërruar në qendrën më të madhe të teknologjisë në Ballkan. Kështu shprehet kryeministri Edi Rama, teksa ka publikuar disa foto nga punimet brenda dhe jashtë piramidës, mëngjesin e sotëm.
“Mirëmëngjes dhe nga Piramida e Tiranës, e cila po merr formë hap pas hapi, për t’u shndërruar në qendrën më të madhe të teknologjisë digjitale në Ballkan, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

KOHA JONË SONDAZH

