Transformimi rrënjësor i spitalit në Mirditë, Rama ndan pamjet

Spitali në Mirditë është tërësisht i transformuar dhe i rindërtuar. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet. Ky spital do të ofrojë shërbime shëndetësore me standarde dhe kushte bashkëkohore për rreth 20000 banorë të Mirditës si dhe zonave përreth.

Në spitalin e Mirditës janë instaluar aparatura dhe pajisje të teknologjisë së fundit duke krijuar lehtësi dhe siguri për stafin e mjekëve dhe infermierëve në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Transformimi i infrastrukturës së godinës trekatëshe, me dhoma pritëse, salla operatore dhe aparatura të teknologjisë së lartë, e shndërron Spitalin e Mirditës në një strukturë të rëndësishme në veri të vendit. Për shkak të shtrirjes dhe pozicionit gjeografik që ka kjo strukturë spitalore, ky spital do të mundësojë marrjen e shërbimeve dhe kujdesit shëndetësor edhe nga banorë përtej zonës së Mirditës.

SHKARKO APP