FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Transmetimi i kasetave të partive, Totozani-Bibës: Shfuqizo vendimin detyrues

Avokati i Popullit, Igli Totozani, i është drejtuar me një tjetër rekomandim Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve lidhur me pasqyrimin e fushatës zgjedhore në media.

Totozani i kërkon kryetarit të KQZ-së Denar Biba që të konstatohet absolutisht i pavlefshëm vendimi i KQZ-së  nr.503 datë 3.06.2013, që detyron mediat të transmetojnë materialet e vëna në dispozicion nga subjektet zgjedhore.

Sipas Avokatit të Popullit, mënyra e formulimit sidomos të pikës “c”, të dispozitivit të vendimit në fjalë, përbën në mënyrë të qartë ndërhyrje të KQZ-së në lirinë e shprehjes që medias i garantohet me Kushtetutë, duke e kufizuar atë rast pas rasti me anë të vendimmarrjes me karakter administrativ.

Swiss Digital Desktop Reklama

Totozani thekson se m edia është e lirë në ushtrimin efektiv të lirisë së saj të shprehjes dhe ajo nuk mund të diktohet në përmbushjen e misionit të saj publik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?