FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tre ligje të tjera nga paketa e drejtësisë, testi i radhës i mazhorancës sot në Kuvend

Pas miratimit një javë më parë të 7 ligjeve nga paketa prej 27 ligjesh, që mbështet riorganizimin e përgjithshëm që po i bëhet sistemit të drejtësisë në vend, në zbatim të reformës kushtetuese, Kuvendi pritet të diskutojë sot dhe tre ligje të tjera.

Parlamenti në seancën e radhës që do të mbahet paraditen e sotme ka në rend dite diskutimin e shtesave dhe ndryshimeve në ligjin “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nënpunësve publikë”, ndryshimet në ligjin “Për masat kundër financimit të terrorizmit” si dhe ndryshimet në ligjin “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.

Ndryshe nga ligjet e para një jave miratimi i të cilave kërkonte votim me shumicë të cilësuar, 84 vota, projektligjet e mësipërme miratohen me shumicë të thjeshtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por përtej kësaj, interesant do të jetë dhe mënyra e votimit të këtyre ligjeve duke qenë se janë pjesë e paketës së reformës në drejtësi, por dhe do të shërbejnë si një indikator për të mësuar diçka rreth situatës më të fundit që po kalon klasa politike në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Krahas tyre, në rend dite është dhe raporti përfundimtar i komisionit hetimor për verifikimin e zbatimit të legjislacionit gjatë procedurave të privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, kompanisë CEZ, si dhe votimi i tre pr/rezolutave, për vlerësimin e veprimtarisë së Departamentit të Administratës Publike gjatë vitit 2016”, të Komisionerit për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil, si dhe pr/rezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë së Radio Televizionit Shqiptar ”. Edhe seanca e së enjtes do të zhvillohet sërish pa praninë e deputetëve të opozitës së djathtë, të cilët qe nga 18 shkurti vijojnë protestën para selisë së kryeministrisë, me kërkesën për krijimin e një qeverie teknike, që do të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme. /H. Mesi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?