Tronditet Vlora, atentat ndaj dy policëve. Po udhëtonin me makinë private
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Vlorë. Ndaj dy policëve është bërë një atentat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:40, ku ata janë qëlluar nga një automjet në lëvizje tip “Volkswagen”.
Fjala është për Nako Mehmetaj, nga qyteti i Vlorës por me detyrë në Policinë Kufitare të Sarandës dhe efektivi tjetër me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë, është Anxhelo Breshani.
Për fat efektivët nuk kanë marrë lëndime, teksa nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe as identiteti i autorit. Në momentin e ngjarjes, punonjësit e Policë kanë qenë jashtë shërbimit, duke udhëtuar me automjet privat, ndërkohë që autori ende nuk është identifikuar.
Mësohet se Policia e Shtetit ka ngritur pika kontrolli në kryqëzimet hyrëse dhe dalëse të qytetit bregdetar për kapjen e autorëve të këtij krimi.