Trualli i “Sami Frashërit”, LSI kallëzon penalisht Erion Veliajn
Lëvizja Socialiste për Integrim do të kallëzojë penalisht kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj në lidhje me truallin e shkollës së mesme “Sami Frashëri”.
Padia do të depozitohet mesditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës, nëpërmjet ish-deputetes Floida Kërpaçi.
Disa ditë më parë, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, publikoi dokumentet me të cilat ka akuzuar Bashkinë e Tiranës se ka tjetërsuar tokën ku ishte ndërtuar gjimnazi “Sami Frashëri”.
Kryemadhi apeloi Prokurorinë që të zbardhë këtë rast të cilin e konsideroi si shkelje të ligjit.