Trump: Do t’i dëbojë 3 milionë emigrantë kriminelë

Donald Trump, në intervistën e tij të parë pas zgjedhjes si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka treguar shifrën e emigrantëve që do të dëbojë nga Amerika. Në një intervistë për ’60 Minutes’,

Trump u shpreh se do të largojë nga vendi rreth 3 milionë emigrantë me dokumente të parregullta, sapo të ketë marrë detyrën si President.

“Ajo që do të bëjmë është se njerëzit me të dhëna kriminale, që janë anëtarë të bandave apo tregtarë droge, të cilët janë 2 po 3 milionë, do t’i dëbojmë nga vendi ose do t’i burgosim”, u shpreh Presidenti i zgjedhur Donald Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u qëndroi propozimeve të tij për një politikë të ashpër të emigracioni, duke këmbëngulur se do të ndërtojë mur mes SHBA-së dhe Meksikës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?