“Trump kërcënim për Shqipërinë”, Spaho: Zot na ruaj nga mëntë e kokës së Ramës
Fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA, ka shkaktuar reagime të forta të përfaqësuesve të opozitës shqiptare ndaj kryeministrit Edi Rama.
Shkak janë bërë deklaratat e pak muajve më parë të shefit të qeverisë i cili e ka cilësuar zgjedhjen e Trump-it në krye të Shtëpisë së Bardhë si kërcënim të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.
Njëri prej tyre është dhe nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho, i cili në një koment të tij në faqen zyrtare në “Facebook” ironizon deklaratat e Ramës, duke u shprehur se tashmë udhëheqësi botëror i Rilindjes duhet të na tregojë se si do i mbrojë shqiptarët nga “kërcënimi amerikan”.
“Pasi Tramp u zgjodh President i SHBA, udhëheqësi botëror i Rilindjes duhet të na tregojë si do na mbrojë nga kërcënimi amerikan. Zot na ruaj mëntë e kokës!”- shkruan nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

