”T’u fjet gjumë hoqëm vizat me BE”, Basha-Ramës: Ti zgjuar dhe shokët i ke në burg

Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama. Basha thotë se ai si ministër i Jashtëm “duke flejt gjumë” futi Shqipërinë në NATO dhe hoqi vizat me Bashkimin Europian.
Reagimi i Bashës vjen pasi nga Gjirokastra, Rama tha se PS është e vetmja forcë politike që mund të integrojë Shqipërinë, ndërsa shtoi me ironi se mund t’ia kishin lënë ‘Lulit’ bisedimet me BE, por e zë gjumi rrugës.
Po ashtu Basha tha se Rama përveçse çoi shokët Erion Veliajn, Ilir Beqajn, Sajmir Tahirin, Arben Ahmetajn, Lefter Kokën dhe disa kryebashkiakë dhe deputetë në qelitë e burgut. Sipas tij, për Ramën kush nuk vjedh, fle gjumë.
View this post on Instagram