Taulant Balla poston foto me Edi Ramën, ndonëse ndodhet në Lushnjë dhe kryeministri në Spanjë!
“Internacionalia Socialiste nis një epokë të re. Kryeministri i Spanjës i sapo zgjedhur President i Internacionales Pedro Sánchez Pérez-Castejón dhe Zv/Presidenti, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në drejtimin e organizatës më të madhe politike botërore, me 132 parti socialiste, socialdemokrate dhe laburiste anëtare. Prej 19 vitesh Partia Socialiste është anëtare e Internacionales Socialiste”- shkruan sonte Taulant Balla, kryetari momental i grupit të PS.
Ndërkohë që poston shënimin përkatës e shoqeron atë me një foto të tij, sikur edhe ai ndodhet në Spanjë me kryeministrin Rama. Por sot Taulant Balla ishte në Lushnjë, sapo SPAK-u vuri hekurat në zonën e tij si drejtues i PS. Dhe ishin 430 kilogram kokainë me vlerë 40 milionë euro ose te laboratori i dytë më i madh në Shqipëri i kokainës, pas atij të Xibrakës në zonën e tij elektorale!
Kjo është foto e Taulant Ballës sonte në facebook, ndonëse ndodhet në Lushnjë. Me sa duket i duhet një foto me kryeministrin tani që po sulmohet nga PD për vrasjen e një avokati në Elbasan.
Ajo dosje sapo është hapur dhe thuhet se dikush e ka një kopje të DVD!
Kryeministri që është Spanjë sonte duket se ka tjetër veshje (shiko foton e postuar nga vetë Rama në facebook datë 25/11/2022.
Në foto: Edi Rama sot në Spanjë si zëvendës President i Internacionales Socialiste