Tubimi mbarëpopullor, Presidenca: Demokracinë jo me Koncesion, koha për Referendum
Pas lajmit se Presidenti Ilir Meta, më 8 dhjetor do të nis një tubim mbarëpopullor, për nisjen e një dialogu me Shqipërinë, ka reaguar Presidenca. Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, sqaron për gazetarët përmes një postimi në facebook, se nisja e dialogut ka si qëllim mbrojtjen e Demokracisë dhe të Kushtetutës. Me thirrje të fortë, Blushi thekson se “Demokracinë nuk do ta japin me koncesion” dhe se tani është koha për Referendum.
Deklarata e plotë e Tedi Blushit
Të dashur kolegë gazetarë,
Interesimit tuaj të jashtëzakonshëm, për të mësuar sa më shumë detaje rreth tubimit mbarëpopullor të thirrur nga Presidenti i Republikës Sh.T.Z ILIR META, në 8 dhjetor 2019, në DITËN E RINISË, ju sqaroj se: Nisja e Dialogut të Presidentit META me Shqipërinë ka për qëllim mbrojtjen e Demokracisë dhe Kushtetutës! Dialogun e Presidentit META me shqiptarët nuk mund ta ndalë ASKUSH, deri në zbatimin e detyrimit kushtetues për Referendumet.
JEMI TË VENDOSUR DERI NË FUND: DEMOKRACINË NUK E JAPIM ME KONCENSION!
TANI VETËM DEMOKRACI DIREKTE!
TANI VETËM REFERENDUM!
SHQIPËRIA E PARA! ??
SHQIPTARËT MBI ÇDO GJË! ??