Tuneli i Llogorasë, Belinda Balluku: 48 orë nga hapja, 22 mijë automjete kanë kaluar përmes tij
Pak orë nga hapja e tunelit të Llogorasë, fluksi i qarkullimin të automjeteve të rrugës Orikum-Dukat ka shënuar shifra tejet të larta.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë ndau në rrjete sociale momente të qarkullimit të automjeteve në tunelin e LLogorasë, ku shihet fluk i shtuar mjetesh që qarkullojnë në kushtet e një rruge të ndërtuar sipas standardeve më të mira.
“Tuneli i Llogorasë, 48 orë nga hapja, 22 mijë automjete kanë kaluar përmes tij”, shkroi Balluku.
Tuneli i Llogorasë në Vlorë, me gjatësi 5.9 km, është vepra më e rëndësishme infrastrukturore në jug të vendit, që shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut.
Ky investim i jep një frymëmarrje të re turizmit dhe ekonomisë së zonës.
Hyrja për në tunel nis nga Dukati duke shmangur kthesat e Llogorasë dhe del në fshatin Palasë. Distanca e udhëtimit në këtë segment llogaritet 7-10 minuta, nga rreth 40 minuta që përshkohej nga Qafa e Llogorasë.
/r.e/