Turqia, luftë dhe grusht shteti

Ushtria turke ka nisur një grusht shteti për të rrëzuar qeverinë e vendit, sipas kryeministrit Binali Jildirim.

Ura e Bosforit dhe Ura Fatih Sultan Mehmet të dyja u mbyllën, në fillim pa dhënë një arsye.

CNN tregoi pamjet e dy makinave ushtarake dhe një grupi ushtarësh që u vendosën në hyrje të një prej urëave në qytetin më të madh të Turqisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një zyrtar turk që kërkoi të mbetet anonim tha se ushtarët ishin vendosur edhe në qytetete të tjera të Turqisë, por nuk i specifikoi se ku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Agjencia e lajmeve Dogan raportoi se drejtoria kombëtare e policisë thirri të gjithë policinë në detyrë në Ankara.

Gjithashtu janë parë disa avionë ushtarakë turkë të fluturojnë në lartësi të ulët mbi Ankara. Është raportuar edhe për disa të shtëna.

Kryeministri Yildirim e denoncoi aktin duke e quajtur një “përpjekje të paligjshme” nga disa elementë të ushtrisë.

“Ne po punojmë të zgjidhi situatën por nuk kemi të bëjmë me një puç shteti. Qeveria vazhdon të qëndrojë në krye të vendit,” tha ai në një intervistë telefonike për televizionin turk NTV.

“Ata që kanë bërë këtë akt të paligjshëm do të paguajnë çmimin më të lartë,” shtoi ai. Yildrim nuk dha detaje të tjera, por tha se Turqia kurrë nuk do të lejojë asnjë iniciativë që do ndërpresë demokracinë.

Turqia është përfshirë nga kaosi. Forcat ushtarake kanë dalë në rrugë dhe kanë marrë kontrollin e akseve kryesore.

Agjencia AFP, njofton se ushtria ka marrë kontrollin në vend. “Ushtria turke ka marrë kontrollin në vend”, shkruan AFP duke cituar mediat vendase.

Nderkaq mesohet se ushtria ka marre nen kontroll edhe aeroportin e Stambollit “AtaTurk”.

.

3652774500000578-3692693-image-a-90_14686153445073652773300000578-3692693-Soldiers_blocked_Istanbul_s_Bosphorus_Bridge_which_was_lit_in_th-a-94_1468615344648

365267AE00000578-3692693-image-m-84_14686149840173652661C00000578-3692693-image-a-81_1468614578571

365261BB00000578-3692693-image-m-78_146861419373536525C8300000578-3692693-image-a-69_146861406025536525A8C00000578-3692693-image-a-67_1468614044689365265FA00000578-3692693-image-m-80_1468614317463

download

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?