U kthye në Shqipëri për të hapur biznesin e saj, Kryeministri intervistë me sipërmarrësen shqiptare
Sipërmarrësja Arjeta Puca ka rrëfyer për kryeministrin Edi Rama të gjithë rrugëtimin e saj nga fëmijëria, emigrimi në Turqi dhe më pas kthimi në Shqipëri ku edhe zotëron një biznes të suksesshëm. Arjeta ishte 30 vjeç kur vendosi të kthehej në Shqipëri dhe prej disa vitesh merret me prodhimin e ambulancave.
“Thashë unë do kthehem dhe njëherë mendova që mund t’i shes mjetet qe i kemi tek kompania turke, por pas dy vitesh më doli një projekt ambulancash dhe punuam me një kompani dhe ajo kompani e la në mes projektin po fatkeqësia u bë fat për mua dhe mësova si bëhet ambulanca se edhe vetë jam inxhiniere.
Edhe fillova të bëja ambulancat se klientët vinin me kërkesa prapë për ambulanca, pas ambulancës erdhën më kërkesa makina të tipit policie, berberhane, më projekte të çuditshme dhe me të gjitha thoja po, i studioja. Bashkëpunoj me specialistët, kështu që fillova të prodhoj. Është edhe punë iniciative.”, thotë ajo.
Arjeta tregon se ka jetuar edhe në Gjermani dhe Japoni por lumturinë e ka gjetur në vendin në Shqipëri.
KOHA JONË SONDAZH

