Uashingtoni urdhëron: Të gjithë amerikanët të largohen urgjent nga Ukraina
Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan tha se pushtimi rus do të përfshijë bombardime nga ajri dhe një sulm ndaj kryeqytetit ukrainas Kievit.
“Nëse fillon një sulm rus ndaj Ukrainës, duket se do të fillojë me bombardime nga ajri dhe sulme me raketa, të cilat mund të vrasin civilë, pavarësisht nënshtetësisë së tyre. Do të pasohet nga një ofensivë masive të forcave tokësore. Mund të ndërpriten pa asnjë paralajmërim komunikimet dhe mund të ndalen udhëtimet”, tha zoti Sullivan.
Në një intervistë me kanalin NBC, Presidenti Joe Biden bëri një paralajmërim të ngjashëm.
“Kam kërkuar që shtetasit amerikanë të largohen menjëherë. Kemi të bëjmë me një nga ushtritë më të mëdha në botë. Kjo është një situatë shumë e ndryshme dhe gjërat mund të marrin për keq me shpejtësi”, tha ai.
“Ajo që është tronditëse në këtë situatë është se nëse ndodh pushtimi, ai do të jetë i përmasave të mëdha dhe kjo do të thotë edhe viktima të shumta për Rusinë. Gjithashtu edhe pushtimi i qyteteve, katastrofat humanitare dhe mizoritë nuk do të mund të fshihen nga populli rus që gjendet shumë pranë dhe mban lidhje familjare, personale dhe në terren me Ukrainën”- thanë zyrtarët amerikanë.
KOHA JONË SONDAZH

