Uji i Ftohtë i Tepelenës, një perlë që shndrit në gjerdanin e turizmit shqiptar

“Uji i Ftohtë Tepelenë, deri dje një vendndalim autobusash për të njomur fytyrën, sot një destinacion turistik me një hotel të ngritur plot shije nga duart e një emigranti, ku vizitorë nga tërë bota rezervojnë ditë pushimi.” shkruan në rrjetet sociale, Kryeministri Rama, i cili e promovon këtë përvojë si një shembull, se si puna dhe përkushtimi, besimi te përmbushja e ëndrrave, mund të shndërrojë një bukuri të fshehur në një perlë që shndrit në gjerdanin e turizmit shqiptar.
I njohur për ujin e tij të ftohtë dhe freskues, ai është kthyer në një vend të preferuar si për vendasit ashtu edhe për turistët. Uji nga ky burim vlerësohet shpesh për pastërtinë dhe shijen e tij dhe konsiderohet si një nga ujërat më të mirë të pijshëm natyrorë në Shqipëri. Zona përreth është piktoreske, me gjelbërim të harlisur dhe male, duke e bërë atë një vend të këndshëm për t’u vizituar për një pushim freskues, veçanërisht gjatë muajve të verës.
Albert Vataj

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?