“Ultimatumi” i Kryeministrit, policia dhe bashkia e Vlorës nisin aksionin për lirimin e hapësirave publike

Task Forca ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike në Vlorë.

Në terren ndodhen kryetari i bashkisë Ermal Dredha, strukturat e bashkisë dhe policisë bashkiake, të mbështetur edhe nga forcat e policisë së Vlorës nën drejtimin e drejtorit të qarkut Elidon Çela, si dhe forcat e FNSH Fier.

Aksioni synon lirimin e të gjitha hapësirave publike, jo vetëm përgjatë Lungomares, por në të gjithë qytetin e Vlorës. Ky operacion vjen pas porosisë së lënë nga vetë Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së pak ditëve më parë në qytetin bregdetar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i bashkisë, Ermal Dredha, ka konfirmuar se aksioni do të vijojë çdo ditë deri në rikthimin e të gjitha hapësirave publike për qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në prononcimin e tij, për mediat Dredha ka komentuar edhe dorëheqjet e drejtuesve të institucioneve në varësi të Bashkisë së Vlorës. Ai theksoi se largimi i tyre ishte kërkuar prej kohësh për shkak të mungesës së angazhimit maksimal, ndërsa paralajmëroi një proces vlerësimi të detajuar për punën e secilit dhe zëvendësimin e tyre me emra të rinj, me qëllim rritjen e vëmendjes ndaj qytetit dhe zgjidhjen e problematikave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?