Uniformat e policisë, MB i prezanton javën që vjen

Efektivë të Policisë së Shtetit do të pajisen me uniforma të reja.

Burime të sigurta pranë policisë thanë për “Gazeta Shqiptare” se pak ditë më parë kanë ardhur uniformat për një pjesë të punonjësve të policisë, ndërsa pritet që prezantimi i tyre të bëhet brenda javës që vjen nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas të njëjtave burimeve, mësohet se uniformat kanë ardhur nga Turqia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria e Brendshme ka kërkuar nga Policia e Tiranës, nga komisariatet, nga forcat “Shqiponja” si dhe Policia Rrugore 600 punonjës policie që të veshin uniformat e reja ditën që do bëhet edhe prezantimi i tyre. Më 1 shkurt të këtij viti ministri Tahiri tha se element kryesor në uniformën e re do të jetë stema e policisë, e cila sipas tij do të jetë e dallueshme lehtësisht. Në kokën e stemës shënohet Policia e Shtetit, ndërsa poshtë është shqiponja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa, në pjesën e sipërme të uniformës do të jetë ngjyra e verdhë për efektivët e Policisë Rrugore, e kuqja për njësitë “Shqiponja” dhe ajo blu për Policinë e Rendit. Ndërkaq, pak muaj më parë, policia njoftoi për prishjen e kontratës me kompaninë që fitoi tenderin për pajisjen me uniforma dhe dërgoi për ndjekje penale përfaqësuesit zyrtarë të kompanisë “Marsi&Al”. Sipas tyre, shkak i prishjes së kontratës ka qenë cilësia e dobët e uniformave.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?