Unioni i Gjyqtarëve, Gerd Hoxha: Vettingu bëhej edhe me organet ekzistuese
Ligji i rivlerësimit, ose ligjit i Vettingut mund të bëhej edhe me organet ekzistuese. Kështu ka deklaruar kreu i Unionit të Gjyqtarëve Gerd Hoxha gjatë një interviste në studion e lajmeve të Ora News.
Sipas Hoxhës edhe Komisioni i Venecias ka thënë që disa prej strukturave nuk është e nevojshme të ngrihen. Për kreun e Unionit të Gjyqtarëve institucioneve ekzistuese duhet ti shtoheshin burimet njerëzore.
Hoxha: Që në krye të herës ne kemi qënë kundër krijimit të këtyre organeve sepse është një super strukturë e cila ne mendonim se ishte e panevojshme, jo vetëm ne por edhe Komisioni i Venecias në raportin ka theksuar se disa prej strukturave janë të panevojshme duke e mbingarkuar dhe e ndërlikuar procesin. Ne kishim mundësi që Vetingun ta bënim edhe me ato organe që ishin. Nëse marrim inspektoriatin e deklarimit të pasurive, inspektoriati po bënte një punë të mirë, inspektoriatit duhet ti shtoheshin thjesht kapacitetet njerëzore dhe infrastruktura tjetër për të vazhduar hetimin më të thellë të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Gjithashtu inspekoriati i KLD apo Inspektoriati të Ministrisë së Drejtësisë duhet tu shtoheshin kapacitetet burimet njerëzore, pagat, trajtimet për ata njerëz të cilët bëjnë një punë voluminoze. Edhe organeve të tjera duhet ti ishin shtuar këto kapacitete, por kur një gjë e tillë është thënë nga ne, në një mbledhje në Kryesinë e Kuvendit, ambasadorja Vlahutin në fund të takimit tha që mos u sheqetësoni ju shqiptarë, paratë i ka Europa për këtë dhe do ti bëjmë. Ndërkohë disa ditë më vonë një tjetër diplomati i rëndësishëm, ambasadori i Francës e kritikoi një superstrukturë të tillë. Kështu që ne humbëm kohë, po humbasim dhe para për të arritur një rezultat që mund ta arrinim mësë miri me këto organe që kemi.
Hoxha tha se Shqipëria nuk ka luksin që të bëjë çdo 10 vjet kushtetutë. Ai tha se Vettingu duhet të fillojë edhe nga politika.
Hoxha: Këtë ka theksuar Unioni, jetëgjatësi të reformës. Nuk e kemi luksin si shtet, si shoqëri që çdo 10 vjet të bëjmë një kushtetutë, sepse kemi pasur ndoshta kushtetutën nga më të mirat në Europë, kushtetutën që ndryshuam. Këta politikanë e bënë, që janë sot, këta po e ndryshojnë. Pse? Sepse nuk rrinin dot pa future duart në pushtetet e tjera dhe nëse flasim për Vetting, së pari duhet të fillojë nga ne, por duhet të fillojë edhe nga politika. Atëhere shoqëria shqiptare do të ballafaqohet. Cila është ajo pjesë e pushtet që ndalon apo saboton integrimin e tij.
ILDKPI duhet të jetë sipas Kushtetutës në shërbim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Kolegjit të Apelimit dhe Komisionerit Publik. ILDKPI apo DSIP thjesht duhet të marrë informacion dhe jo ta përpunojë atë, të dalin në konkluzione. Në konkulzione do dalin organet e reja. Këto kanë thjesht detyrën e mbledhjes së informacionit. Ndërkohë që ne shohim që me ligjin që ka hyrë në fuqi që u pezullua nga Gjykata Kushtetuese, për fat të mirë sepse do të krijonte një kolaps, ILDKPI apo organe të tjera kanë marrë kompetenca vlerësuese dhe arrinë në përfundime që do tja cojnë Kolegjit të Apelimit dhe këta nuk do kenë gjë tjetër çtë bëjnë por thjesht të noterizojnë vendimet që kanë marrë këto organe. Mënyra si është konspetuar gjithë kontrolli është në kundërshtim me atë që ka theksuar Komisioni i Venecias.
Një nga arsyet se pse në do ta cojmë në Gjykatë Kushtetese dhe do ta çojmë javës tjetër është sa i përket legjitimitetit dhe kushtetueshmërisë së punës së KLD . Kohët e fundit kemi dëgjuar për antikushtetueshmëri, kjo është e pavërtetë.
KOHA JONË SONDAZH

