Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 09:28 Shkëlqim Hajdari: Lamtumirë, miku im i shtrenjtë Alush Dragoshi Me dhimbje të thellë dhe trishtim të madh mora lajmin e ndarjes nga jeta të Alush Dragoshit, ish-Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Urimi për 2024 nga izolimi, Sali Berisha: U burgos padrejtësisht kreu i opozitës. Inspirim sepse tregon se regjimi ka frikë

Politikë E diel, 31 Dhjetor 2023 16:36
Urimi për 2024 nga izolimi, Sali Berisha: U burgos padrejtësisht kreu i opozitës. Inspirim sepse tregon se regjimi ka frikë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Si kurrë më parë, tashmë nga izolimi Sali Berisha ka ndarë një mesazh urimi për qytetarët teksa 2023 po i vjen fundi. Në një postim të gjatë në llogarinë e tij në Facebook, teksa u kujton qytetarëve se shpresa është ajo që e bën natën e ndërrimit të viteve magjike, kreu i Rithemelimit bën edhe një bilanc për ato që sipas tij, Shqipëria humbi gjatë vitit që po lëmë pas.

Mesazhi i plotë

Mesazh urimi për Vitin e Ri Të dashur qytetetarë dhe qytetare shqiptarë! Gëzuar vitin e ri 2024, kudo që po festoni sonte. Në vatrat tuaja familjare, në lokale, clube, udhëtime, spitale apo institucione të vuajtjes të dënimit. Kjo natë magjike e ndërrimit të viteve, është nata e dashurisë, mirënjohjes dhe shpresës. Për shumicën e shqiptarëve, mirënjohja dhe shpresa, mund të jenë të vështira në mbyllje të një viti si ky që po lejmë pas.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shqipëria nuk është më e njëjta. Vendi ynë është nxjerrë nga rruga e demokracisë dhe i është rikthyer udhës qorre të dikurshme. Diktaturës! Në retrospektivë Shqipëria humbi shumë këtë vit. Shqipëria u nda perfundimisht me votën e lirë. Në 2023 pamë një fushatë elektorale që nisi me tritol, u kontrollua nga bandat, dhe u mbyll me arrestime politike. Shqipëria humbi pluralizmin. Në 2023 pamë luftën më të egër ndaj opozitës që nga koha e Enver Hoxhës. Opozitës ju vodh logo e partisë. Ju ndalua emri i kryetarit në fletën e votimit. Dhe kreu i tyre u burgos, pa prova apo fakte.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Opozites ju mohua e drejta kushtetuese e kontrollit mbi qeverisjen. Shqipëria humbi Parlamentarizmin. Humbi demokracinë. Mirënjohja dhe shpresa mund të jenë të vështira, në kohë si këto. Mirënjohja dhe shpresa mund të jenë të vështira, në vitin e 2 që Shqipëria ka më shumë vdekje se sa lindje. Mirënjohja dhe shpresa mund të jenë të vështira, në një kohë kur 81% e shqiptarëve duan të largohen. Por sonte unë dua ti jap çdo shqiptari një mesazh shprese. Sepse ne fakt shpresa është magjia e kësaj nate. Viti i ri është festa e fillimit të ri. Është festa e rikthimit të shpresës. Është festa që na kujton, se nuk ka të keqe të pafundme. Se gjithmonë ka një kohë më të mirë. Ky vit, pati të mirat e veta.

Mund t'ju interesojë

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

16 Nëntor 2026, 12:01

Ky ishte viti ku nga errësira ne sollëm në dritë të vërtetën. Prandaj çdo demokrat sonte duhet të jetë krenar, dhe çdo shqiptar duhet të ketë shpresë. Sepse çdo e keqe sjell një të mirë. Zgjedhjet e 2023 ishin si ato të Rusisë së Putinit. Por 600.000 shqiptarë me votën e tyre na dhanë mesazhin se ka shpresë. Parlamenti shqiptar sot është si ai i Bjellorusisë së Lukashenkos. Por 43 deputetë qëndrestarë dhanë mesazhin se ka shpresë.

U burgos padrejtësisht kreu i opozitës. Por ky është veçse inspirim sepse tregon se regjimi ka frikë. Prandaj do ju kujtoj se Sali Berisha kurrë nuk do dorëzohet së luftuari për të vërtetat që beson për Shqipërinë. Nuk do dorëzohet së luftuari për të rinjtë që largohen, për fermerët e braktisur, per minatorët e harruar, për arsimtarët me rrogat më të ulëta në rajon, për artistët që drejtohen nga patronazhistët, për mjekët e vjedhur nga koncesionet që zgjidhje të vetme shohin largimin, për intelektualët që mediat e reigjimit i kanë zëvendësuar me gramafonë të paguar, për ish-pronarët që shohin se si u vidhen pronat nga familjarët e ministrave si “investitorët strategjikë”, për studentët qe nuk shohin siguri për të ardhmen, për prodhuesit, mundi dhe djersa e të cilëve është shkatërruar nga paraja e zezë a narkotrafikut, për pensionistët që nuk kanë mundësi të blejnë as ilaçet, për të varfërit, të papunët dhe të majtët e tradhëtuar. Sepse në këtë diktaturë të re, ku shqiptarët janë të tradhëtuar nga të gjitha anët, antikomformistet, guximtarët dhe qëndrestarët janë shpresa e vetme për Shqipërinë.

Dhe për të gjithë ata që mund ta kenë të vështirë të shohin dritë në këtë kohë të errët, kam vetëm një fjali për ta. Një shprehje të pavdekshme nga Nelson Mandela: “Çdo gjë duket e pamundur… deri sa realizohet.” Shqiptarët do të triumfojnë këtë vit të ri. Misioni ynë hyjnor për shpëtimin e Shqipërisë do realizohet. Prandaj, uroj çdo shqiptar të hyj në 2024 krenarë, i buzëqeshur dhe me dy gishtat lart. E ardhmja u takon atyre që guxojnë! Gëzuar miq! Gëzuar Vitin e Ri, 2024!

Etiketat e lidhura

Sali Berisha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shkëlqim Hajdari: Lamtumirë, miku im i shtrenjtë Alush Dragoshi
Tani

Shkëlqim Hajdari: Lamtumirë, miku im i shtrenjtë Alush Dragoshi

Sulmi me dron ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme
Para 9 minutash

Sulmi me dron ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s
Para 27 minutash

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 49 minutash

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 14 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.