Urimi për Berishën dhe situata në PD, Tabaku: Uroj bashkimin e partisë

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku uroi live në një intervistë për ”A2cnn” liderin historik Sali Berisha për 77-vjetorin e lindjes. Tabaku shprehu dhe dëshirën që Sali Berisha ta kalonte sa më shpejt këtë moment të vështirë.

“Atë që e kam uruar çdo vit. Shëndet, fuqi, sa më shumë energji për të, për familjen, për gjithë të dashurit e tij dhe unë shpresoj që të gjitha këto momente të vështira të kalojnë. Unë e kam të vështirë të ndaj në këtë çështje Joridën personale me Joridën profesionale, të them të drejtën edhe për lidhjen që kemi pasur me doktorin. Sigurisht që unë jam pak më emocionale sesa duhet në politikë edhe për besimin që unë kam në figurën e tij. Dhe besoj se kur flas publikisht dhe politikisht, them pikërisht atë që e mendoj pa e rrëzuar në asnjë moment dhe pa e cenuar në asnjë moment figurën e tij”.

 

SHKARKO APP