Ushtria e fuksave të Ramës, Xhixho: Me patronazhistët u dëshmua me fakte se Shqipëria po kthehet sërish në diktaturë

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Erisa Xhixho ka reaguar lidhur me skandalin e databazës së të dhënave të qytetarëve që përdoren nga Partia Socialiste dhe ushtrinë e fuksave në urdhrat e Edi Ramës.

“Shpesh kemi tërhequr vëmendjen se me këtë qeveri vendi po bën mbrapsht, për në regjim totalitar de fakto, shumë e merrnin për reagimin politik të radhës.

Së fundi, me patronazhistët e famshëm u dëshmua me fakte se Shqipëria po kthehet sërish në diktaturë.

Denoncimi i shpërdorimit të të dhënave personale e tërësisht konfidenciale të shtetasve për arsye qartazi politike nga PS e provon këtë realitet të hidhur, përtej çdo dyshimi.

Në 25 prill votoni masivisht për ndryshimin, për të mbrojtur demokracinë, liritë dhe të drejtat themeltare, për një ardhme evropiane për Shqipërinë !

p.s Patronazhistin tim e pres për kafe tek LSI nqs ka dyshime mbi pozicionin tim politik”, deklaron Erisa Xhixho.

Shpesh kemi tërhequr vëmendjen se me këtë qeveri vendi po bën mbrapsh, për në rregjim totalitar de fakto, shumë e…

Pubblicato da Erisa Xhixho su Lunedì 19 aprile 2021

SHKARKO APP