”Ushtria e Kosovës super e përgatitur”, Ngjela: Do gjenden 50 të vr*rë në ferra

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka folur për situatën në Veriun e Kosovës, pas vrasjes së policit. Sipas tij, ushtria e Kosovës u tregua e jashtëzakonshme, dhe mund të jenë vrarë rreth 50-60 do të gjenden nëpër ferra të vdekur.

”E vetmja gjë që doli sot ishte forca e madhe e ushtrisë së Kosovës që ishte e përgatitur, nëjsoj është policia me ushtrie. Ata ishin trupa shumë të rregullt, shumë të përgatitur, ishte ushtria e Kosovës që u tregua e jashtëzakonshme, mund të jenë vrarë rreth 50-60 do të gjenden nëpër ferra të vdekur do të dalë numri.

Lajçak, Borrell dhe Escobar ishin në krah të Serbisë, dy të parët më të hapur i treti më i fshehur. Kjo i ka dhënë kurajo atyre. Bashkëpunimi amerikan i ka dhënë gjëra falso. Unë po flas për sjelljen e atyre të treve, është individuale.

Ata kanë menduar siç duket shërbimi amerikan i ka thënë që këta janë me një luftë i merrni fare, por kur panë që ishin shumë të përgatitur u larguan. Nuk i goditi KFOR sepse kanë një marrëveshje, që në rast se tërhiqen forcat serbe nuk do të ketë ndërhyrje”,-tha Ngjela në ”Top Story”.

SHKARKO APP