Ushtria kundër kanabisit/ Petrit Vasili: Droga është çështje shumë serioze
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili është në një linjë me ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani lidhur me çështjen e kanabisit.
“Besoj se gjithmonë kur flitet për një fenomen kriminal siç është kanabisi, duhet të jemi vetëm shumë serioz dhe shumë të shqetësuar”, tha Vasili i pyetur nga gazetarët pas takimit që pati me përfaqësuesit e AKIP lidhur me ligjin e mbetjeve.
Me anë të një statusi në FB, minsitri i Drejtësisë tha dje se tani është momenti për ti dhënë goditje trafikimit të kanabisit dhe për të bërë një gjë të tillë duhet të jemi të gjithë bashkë pa dallim. Manjani u shpreh se nuk ka dashur të bëjë polemika publike me kolegët ministra. Qeveria është një institucion kushtetues i rëndësishëm që bazohet në ligjshmëri, kolegjialitet, përgjegjësi, solidaritet por edhe konfidencialitet!
“Më vonë do jetë vonë sepse trafikantët do kenë “modernizuar” infrastrukturën; do kenë blerë politikën dhe do kenë ne dorë ligjin! Rinia e sotme nuk mund të rritet me trupin që i merr formën e karriges dhe me mendjen e trullosur nga tymi “dehës” i hashashit! E ardhmja jonë është më serioze sesa kaq!” shkruante Manjani
KOHA JONË SONDAZH

