Vangjel Dule flet pas seancës për Belerin: Është i burgosur politik i Edi Ramës
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ishte i pranishëm sot në seancën që u zhvillua në Gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës për Fredi Belerin. Ky i fundit kërkoi nga gjykata të lejohet të bëjë betimin si kreu i bashkisë së Himarës.
Mirëpo gjykata shpalli mos-kompetencën për këtë çështje dhe ia kaloi Gjykatës së Lartë në Tiranë. Dule u shpreh se gjitha kjo është një proces politik dhe se nuk asnjë ligj që mund ta pengojë Belerin të betohet.
Sipas tij Beleri është një i burgosur politik i Ramës për interesat e tij okulte që lidhen me pronat në Himarë.
Vangjel Dule: Topi hidhet në shkallët e stadiumit, në vend që loja të luhet me norma juridike me norma dhe me rregulla. Kompetenca e mos-kompetencës.
Ishte i zgjedhur nga komuniteti i Himarës për të qenë kreu i bashkisë së tyre. Me çfarë ligji pengohet që të shoqërohet minimalisht për të marrë detyrën duke u nisur nga kryerja e betimit. Nuk ka asnjë ligj që e mban larg betimit dhe marrjes së detyrës përveç arbitraritetit. Është një çështje kryekëput politike. Zoti Beleri vazhdon të mbetet një i burgosur politik personalisht i zotit Rama në shërbim të interesave të tij okulte në bashkinë e Himarës që lidhen me pronën, me respektimin e identitetit dhe me shumë elemente të tjera që nuk ka vullnet politik për t’u përmbajtur.