Vangjel Dule: Fredi Beleri do ta drejtojë Himarën deri në vitin 2027

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule ka folur sot dhe për çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri i cili ndodhet pas hekurave për korrupsion zgjedhor.

Do ju thosha që nuk ka asnjë afat ligjor që e kufizon z.Beleri të kryejë betimin që nga momenti që ka shprehur dëshirën, që në momentin e parë për t’iu përgjigjur ligjit dhe Kushtetutës. Për rrjedhojë që nga momenti që z.Beleri për asnjë çast nuk ka refuzuar që të bëjë betimin, nuk ka asnjë dispozitë ligjore që e çon procedurën në përfundim mandati. Z. Beleri është kryetari i zgjedhur i Bashkisë dhe si i tillë do ta drejtojë atë dhe mandati i tij përfundon si i gjithë kryebashkiakëve të tjerë në vitin 2027”, deklaroi Dule.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?