Vangjel Dule i përgjigjet ironive të Ramës duke zbuluar simptomën e tij
Pas ironive që Edi Rama lëshoi nga Finiqi, vjen dhe reagimi i Vangjel Dules i cilir pretendon se ka zbuluar simptomën e kryeministrit. Me anë të një postimi të shkurtër në ‘Tëiter’, Dule thekson se thëniet e Ramës sot ishin simptoma klasike të ‘sindromës hubris’.
Rama tha se vetëm kisha mund ta thërrasë në rrugë të drejtë.
“Vettingu, që i ka detyruar ata që të futen në çadër, bashkë me Vangjelin. Se di ca bën ai sot. Sot është Shën Thomai, jo Shën Vangjeli. (Shën Gjergji i thonë të pranishmit) Po i thash Gjergji, do ngrihen ata të Athinës dhe të thonë se ‘na morën Jorgon’. Se i çon sms Vangjeli. Ça bën Vangjeli në çadër?? (Pyet) (Fle gjumë thonë banorët) Gjumë nuk fle ai, se e njoh dhe e kam mik. Duhet thirrur në rrugë të drejtë, ju të kishës mund ta thërrisni. Po Vangjeli nuk merret me këto punë, se ai merret me demokracinë”, tha Rama.

