Vangjel Dule: Objektivi i marrëveshjes, votat e diasporës dhe listat e hapura

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule deklaroi se marrëveshja e sotme mes partive politike opozitare konsiston te dy arsye kryesore, siç janë vota e diasporës, dhe listat e hapura.

Po ashtu Dule tha se duhet të rishikohet formula e koalicioneve parazgjedhore.

“Kjo është përgjigje pozitive ndaj një ftese për sinergji dhe për t’i paraprirë asaj që ndodh në shoqëri, dëshirën për t’iu kundërvënë autokratinë. Themeli i demokracisë është vota. Nuk mund të ketë një jetë kulturore, shoqërore, respektim të drejtash dhe parimesh, nëse i gjithë sistemi nuk mbështetet te vota e lirë. Jemi vendi i vetëm, kandidat për BE që të organizojmë zgjedhje me standardet e kërkuara. Vazhdojmë të shkojmë drejt së keqes. Vendimi për votën e diasporës, apo dhe vendimi për listat e hapura, janë ende të pazbatueshme. Janë dy arsye themelore këto që na kanë bërë bashkë. Po ashtu na bashkon dhe kërkesa që të rishikohet formula e koalicioneve parazgjedhore. Nuk mund të kemi koalicione në terma të imponuara nga maxhoranca, që mos të kërcënohet dominimi elektoral i saj, siç është kërkesa për votën elektronike.”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?