Vangjel Tavo: E besoj Gjikurinë për atë që më tha në telefon. 1500 vota diferencë, është komenti për akuzat

Vangjel Tavo fitoi në zgjedhjet e parakohshme lokale në Himarë, dhe i ka idetë e qarta se çfarë do të bëjë në krye të bashkisë që do të mbajë. Ai tregon për ”Top Channel” se kush e telefoni i pari pas fitores së thellë që korri më 4 gusht, si dhe objektivat pasi të marrë çelësat e zyrës së kryebashkiakut të Himarës.

Elda Menga: Pas fitores kush ju telefonoi për t’iu uruar i pari?

Vangjel Tavo: Ajo që më bëri përshtypje ishte telefonata e z.Gjikuria që më uroi dhe e vlerësova shumë këtë telefonatë dhe mendova vërtet se duke qenë një person që gjysmën e jetës së tij ka jetuar jashtë ka ardhur me një frymë tjetër. Vazhdon të jetë ftesa në fuqi, që Gjikuria të ulet në karrigen e nënkryetarit të Bashkisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menga: Po kur folët në telefon a morët një përgjigje për këtë ftesë?

Swiss Digital Mobile Reklama

Tavo: Nuk mora një përgjigje.

Menga: Pak minuta më vonë se shpallët fitoren, z.Gjikuria hodhi akuza se fitorja ishte nëpërmjet një procesi të manipuluar dhe se fitoi një kandidat që do i shërbejë kryeministrit.

Tavo: Përgjigja është rezultati i zgjedhjeve, afro 1500 vota diferencë. Unë u besoj atyre që dëgjoj me zë dhe figurë nga z.Gjikuria dhe jo ato që lexoj. Besoj atë që Gjikuria tha para procesit të numërimit se do ta njoh verdiktin e banorëve të Himarës, besoj te telefonata që më mori dhe uroj për fitoren, pjesa tjetër se kush e menaxhon dhe kush e dikton atë me shkrim nuk di çfarë t’ju them.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?