Vangjel Tavo: Edhe 81 ditë nga 25 prilli! Sekti i “Rilindjes” do shporret përgjithmonë e do paguajë për të gjitha dëmet dhe borxhet që u ka shqiptarëve
Ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo thotë se “Rilindja” jo vetëm nuk e dëgjon apelin e fortë të përfaqësisë së SHBA në Tiranë për t’i qëndruar larg kriminalizimit por e sfidon atë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, publikisht dhe duke vënë në zbatim skema për të kriminalizuar procesin zgjedhor”.
Në një postim në postim në Facebook, Tavo shkruan se edhe 81 ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit dhe sekti i “Rilindjes” do shporret përgjithmonë e do paguajë për të gjitha fajet, dëmet, dhe borxhet që i kanë shqiptarëve.
Postimi i plotë në Facebook
NDAL kriminalizimit të Policisë së Shtetit.
NDAL presioneve ndaj votuesve përmes individëve me rekord kriminal të cilët mbahen nën mbrojën e Ministrit të Brendshëm.
Thirrja e zgjedhjeve të fundit e Kryeministrit drejtuar oficerëve të policisë “Hiqni kapelet dhe shkoni e bëni fushatë” po përsëritet.
Tashmë kanë marrë nën tutelë edhe drejtues e ish-drejtues së policisë së shtetit, e individë kontrabandistë, për të intimiduar njerëzit e thjeshtë.
“Rilindja” jo vetëm nuk e dëgjon apelin e fortë të përfaqësisë së SHBA në Tiranë për t’i qëndruar larg kriminalizimit por e sfidon atë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, publikisht dhe duke vënë në zbatim skema për të kriminalizuar procesin zgjedhor.
Ne kemi prova se kush jeni.
Ne jemi në dijeni të çdo lëvizje tuajën.
Do mbani përgjegjësi një më një për çdo paligjshmëri tuajën dhe për intimidim të banorëve.
Faktet do i bëjmë publike shumë shpejt.
Nuk e frikësoni dot qarkun e Gjirokastrës, qofsh Kryeministër, Ministër, apo me uniformë policie.
Ju ka zënë paniku i madh nga largimi i sigurtë.
Jeni të pashpresë e nuk ka asgjë që t’ju ngushëllojë.
Edhe 81 ditë banorë të qarkut të Gjirokastrës.
Edhe 81 ditë banorë të mbarë vendit.
Dhe sekti i “Rilindjes” do shporret përgjithmonë e do paguajë për të gjitha fajet, dëmet, dhe borxhet që i kanë shqiptarëve.