Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vangjel Tavo: Emigrantët shqiptarë duhet të kenë deputetët e tyre në Kuvendin e Shqipërisë!

Politikë E mërkurë, 19 Gusht 2020 16:03
Vangjel Tavo: Emigrantët shqiptarë duhet të kenë deputetët e tyre në Kuvendin e Shqipërisë!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Dr. Vangjel Tavo –

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ne jemi një vend emigrantësh. Jo vetëm mbi 40% e shqiptarëve jetojnë jashtë vendit por atyre mbi 1.1 milionë që tashmë kanë emigruan gjatë 30 viteve u janë shtuar edhe qindra mijëra të tjerë vetëm gjatë kësaj qeverisje 7 vjecare të sektit të rilindjes.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

Emigracioni i detyruar nga kushtet e vështira të jetesës, papunësisë dhe mungesës së shpresës kanë bërë që numri i azilantëve shqiptarë në vendet e BE-së të renditet më i larti në botë, duke lënë pas vende me konflikte lufte si Afganistani, Siria dhe Iraku. Emigracioni vazhdon të mbetet mundësia e vetme për shqiptarët për një jetë më të mirë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në vend që të shqetësohet, qeveria gëzohet. Gëzohet që po i largohen të pakënaqurit. Ndaj edhe po e shpopullon vendin. Po i largon shqiptarët dita-ditës me qëllim duke shpresuar që në këtë vend të mbeten vetëm ushtarët e saj të paktë.

Ata që largohen nuk janë aspak në axhendën e përkujdesjes së qeverisë, sikurse nuk janë as ata 1.1 milionë të tjerë të cilët prej mëse 30 vitesh, me duart e tyre kanë kontribuar në ndërtimin e Shqipërisë.

Cfarë ka bërë kjo qeveri për emigrantët? Absolutisht asgjë. Zero. Zero. Zero.

Emigrantët tanë prej dekadash kanë qenë kontribuesit e jashtëm më të mëdhenj financiar dhe ekonomikë në Shqipëri. Remitancat vazhdojnë të jenë më të larta se investimet e huaja në Shqipëri. Me frytin e punës së emigrantëve ka marrë zhvillim ekonomia e vendit.

Por si ia ka shpërblyer qeveria emigrantëve? Me asnjë ndihmë. Përkundrazi, duke mos i krijuar as edhe një kusht apo lehtësim për investime në Shqipëri, dhe sic u pa edhe në Kakavijë ditët e fundit, i trajton emigrantët si bijë të mohuar, duke i zhvatur me 120 euro për tampon, duke i lënë të painformuar mbi rregullat e kalimit të kufirit, duke mos u siguruar as kujdes shëndetesor apo ushqimor, e madje më keq, duke ua vënë fajin emigrantëve për rrdhën e gjatë, duke rrezikuar jetën e tyre, e duke lejuar të krijohen situata sic ishte humbja e jetës së një 10 vjecari. Dhe pas së gjithë kësaj drame kryeministri doli e mashtroi paturpërisht me fotografi të viteve më parë e duke i shitur ato si të tanishmet.

Ky njeri do kujdeset për emigrantët? Kjo qeveri do mendojë për emigrantët? A e dini se po të mos ishte media dhe gazetarët që pasqyruan skenat dramatike qeveria as që do i prishte pushimet e saj!

Kjo qeveri është qeveria më anti-patriotike në të gjithë historinë e shtetit shqiptar.

Emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit janë simboli më i mirë i patriotizmit. Ata u mësojnë fëmijëve privatisht gjuhën shqipe, hapin shkolla privatisht të gjuhës shqipe, mendojnë dhe punojnë për Shqipërinë ndërkohë që qeveria as që nuk bën përpjekjen më të vogël për të mundësuar hapjen e shkollave shqipe në vendet ku emigrantët shqiptarë janë të shumtë. Qeveria nuk bën asnjë përpjekje që fëmijët e emigrantëve të mësojnë gjuhën amtare. Kjo është përgjegjësi dhe detyrim i shtetit shqiptar.

Qeveria hapi vetëm për propagandë Ministrinë e Diasporës që rezultoi në një dështim total. Asgjë nuk është bërë për emigrantët dhe diasporën. Asgjë. Me miliona euro harxhohen për projekte fiktive ndërkohë që shteti nuk subvencionon tamponet e emigrantëve në kufi. 500 euro duhet të paguajë një familje prej 4 vetash për tampone në mënyrë që të kalojë kufirin. Ndërkohë që shtetet ku ata shkojnë ua bëjnë falas. Kjo qeveri jo vetëm që nuk kujdest por edhe po i zhvat emigrantët shqiptarë. Mbi 1 milionë ermigrantë janë të braktisur, të pa mirëpritur dhe të pa respektuar nga qeveria e tyre.

Qeveria e mëparshme hoqi regjimin e vizave, kjo qeveri po i rikthen. Evropa ia ka mbyllur dyert Shqipërisë sepse kemi një qeveri të papërgjegjshme, arrogante, dhe pa zemër për popullin e vet, si brenda kufijve ashtu edhe bijtë e bijat e saj emigrantë jashtë kufijve.

Kjo qeveri hipokrite tallet me emigrantët. Befas ajo u kujtua për emigrantët pikërisht se po afrojnë zgjedhjet. Ajo flet e flet për përfshirjen e emigrantëve në votime, por për kë të votojnë emigrantët? Për këta politikanë që kemi këtu – prej të cilëve ata u larguan. Për ata që e katandisën vendin në këtë gjendje? Për ata që i vranë shpresën? Për ata që e renditën Shqipërinë të parën për korrupsion, drogë, trafik, pastrim parash, e gjërat më të shëmtuara në kontinent? Kush i përfaqëson ata? Emigrantët duhet të kenë deputetët dhe përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Shqipërisë. 40 % e shqiptarëve janë të papërfaqësuar. Flasin shqip, jetojnë e punojnë për Shqipërinë dhe janë të papërfaqësuar.

Mbi këtë parim u ndërtua edhe SHBA. Kërkuan përfaqësim! Dhe nga ajo kërkesë lindi vendi më demokratik në botë.

1.1. milionë shqiptarët duhet të kenë deputetët e tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Përse duhet të përjashtohen nga politika? Ata duhet ta bëjnë politikën. Të jenë pjesë e saj. Të jenë pjesë e legjislativit me deputetët e tyre në Parlament.

Ndaj nëse kjo qeveri përmend sërish emigrantët, të tregohet e sinqertë dhe e përgjegjshme për të parën herë në këto 7 vite, dhe ta bëjë këtë realitet tani me Reformën Zgjedhore. Mos kërkoni vetëm votën e emigrantëve por emigrantët të përfaqësohen në Kuvendin e Shqipërisë. Të kenë deputetët e tyre të cilët ngrenë zërin për shqetësimet që ata kanë. Zëri i tyre duhet të jetë i drejtëpërdrejtë në Parlament.

E kam ngritur këtë propozim që prej disa vitesh më parë kur isha anëtar i Komisionit për Reformën Zgjedhore, por asaj kohe nuk u pranua. Duhet pranuar tani dhe emigrantët të përfaqësohen në Parlament. I kam kërkuar para disa vitesh Ministrisë së Arsimit të qeverisë Rama, të alokonte buxhet të posacëm për edukimin e fëmijëve të emigrantëve e sërish nuk u pranua.

Mos i përdorni emigrantët vetëm për remitanca dhe për vota. Vota e emigrantëve nuk duhet për hipokrizi, as për tallje ndaj tyre, e as për t’i përdorur ata. Vota e emigrantëve duhet t’u shkojë përfaqësuesve që ata zgjedhin vetë në Kuvendin e Shqipërisë. Vota e tyre të shkojë për deputetët e tyre.
Këtë të drejtë ata e meritojnë më shumë se cdo politikan tjetër që flet në emër të tyre.

Emigrantët tanë e kanë nderuar vendin tonë kudo që kanë punuar e jetuar. Ata janë një forcë e madhe e vendit, për këtë arsye ata meritojnë një mirënjohje të thellë dhe të pafund, jo me fjalë por me vepra. Dhe vlerësimi më i mirë që do u jepej atyre është e drejta e përfaqësimit.

Të nderuar emigrantë shqiptarë kudo që ndodheni! Ju jeni një forcë aktive në zhvillimin e gjithanshëm të vendit.

Përpjekjet, puna dhe kontributi juaj ka shkruar historinë e shpresës së këtij vendi që nga fillimi i viteve 90-të e deri më tani dhe juve ju takon një meritë e madhe për zhvillimin e Shqipërisë.

Sot është dita që ju të përfaqësoheni në Parlament. Të keni zërin tuaj në Kuvend, në qendër të Tiranës, në zemër të Shqipërisë, atdheut tuaj.

Ne ju jemi përjetë mirënjohës që me duart tuaja ju keni ndërtuar Shqipërinë.

Etiketat e lidhura

Vangjel Tavo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 4 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 4 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 4 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 4 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 4 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 5 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 7 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 5 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.