Vangjel Tavo: Kryeministri në largim dhe i braktisur inspektoi në Gjirokastër dy të ashtuquajtura vepra, që janë veçse skenografi me kazma e lopata

Nga Vangjel Tavo

Kreu i sektit të “Rilindjes” prej dy ditësh ndodhet në Gjirokastër për të inspektuar investimet në 3D.
E nisi dje me të ashtuquajturin Bypassin e Tepelenës që vetëm i tillë nuk është dhe do ta përfundojë sot me Bypassin e zonës muzeale në Gjirokastër që ekziston veçse në 3D.
Rilindja po përplas kokën si kudo dhe në Gjirokastër me investimet elektorale që janë tipike për fizionominë e saj të dështimit qeveritar në çdo aspekt.
I ashtuquajturi Bypassi i Tepelenës me 1.9 km gllabëroi nga xhepat e shqiptarëve çmimin rekord prej 21 milionē eurosh.
Një investim ky që kushtoi 4-fish më shumë se normalja e standardeve europiane.
Kreun e sektit të “Rilindjes” as të tijët nuk e shoqëruan dje në Tepelenë e jo më elektorati socialist i cili ka filluar distancimin nga sekti grabitqar, korruptiv, mashtrues i “Rilindjes.”
Edhe takimin që pretendon se bëri me banorët, në fakt nuk ishte me banorët por vetëm me disa rrogtarë.
Kryeministri në largim dhe i braktisur inspektoi sot në Gjirokastër dy të ashtuquajtura vepra që as në fazën fillestare nuk janë veçse skenografi me kazma, lopata tek-tuk ndonjë punëtor dhe ndonjë makineri.
Në të gjithë këtë “show” mediatik që ka për qëllim si gjithmonë propagandën e dalë boje, banorët duhet të dijnë që investimet elektorale Rilindja i çel me 10% të vlerës investuese ndërsa firmat e ndërtimit presin likuiditetin për vite me radhë nga qeveritë pasardhëse.
Shembulli më i qartë është Ujësjellësi i Dropullit ku deri tani vetëm 10% e shumës është likujduar nga qeveria dhe këto kane koston e vetë elektorale dhe natyrisht edhe ate financiare nga xhepat e taksapaguesve.
Gjirokastra nuk ka kohë të humbasë. Tashmë banorët e qarkut e kanë të qartë filozofinë e grabitjes, plaçkitjes dhe abuzimit të “Rilindjes.”
Ndaj 25 prilli është dita e gjykimit popullor për çdo gjirokastrit, tepelenas, përmetar e dropullit ndaj sektit abuziv dhe korruptiv të “Rilindjes.”

SHKARKO APP