Vangjel Tavo, mesazh punonjësve të administratës: Duroni edhe pak ditë se dhunuesit e dinjitetit tuaj do largohen

Nga Vangjel Tavo

MESAZH PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS TË CILËVE PO U BËHET PRESION
Të nderuar punonjës të administratës,
Jemi në dijeni të presioneve të mëdha që po ju bën “Rilindja.”
Po ju marrin me detyrim në mbledhje organizatash, për të dalë në foto në takimet e “Rilindjes,” duke ju kërcënuar me largim nga vendi i punës, duke ju bërë presion me bukën e gojës.
Duroni edhe pak ditë se dhunuesit dhe ofenduesit e dinjitetit tuaj do largohen.
Pas 25 prillit nuk do largoheni ju nga vendi i punës. Do largohen vetëm ata që po ushtrojnë presion ndaj jush.
I kemi mbajtur shënim që të gjithë. Ata do mbajnë përgjegjësi për shantazhet dhe presionet ndaj jush.
Asnjëri prej jush nuk do largohet nga puna pas 25 prillit. Do vazhdoni në punën tuaj, duke ju respektuar për çfarë keni bërë e çfarë bëni në shërbim të njerëzve dhe administratës. Të trajtuar me respektin dhe dinjitetin që meritoni.
Ndërsa dhunuesit tuaj të “Rilindjes” bashkë me vetë sektin abuzues të “Rilindjes” do shporren përgjithmonë.
Ndaj mos kini as frikën më të vogël e mos u intimidoni. Duroni edhe pak ditë sa të shporrim këta kërcënues që luajnë me bukën e gojës për ju dhe familjen tuaj.
Ju e shikoni më mirë se kushdo se sa poshtë kanë rënë! Sa të panikosur janë! Janë të tmerruar nga largimi i sigurtë ndaj edhe ju terrorizojnë ju.
Edhe 44 ditë dhe do çliroheni ju, qarku i Gjirokastrës dhe mbarë vendi, nga ky sekt malinj, nga këta njerëz pa zemër, pa humanizëm dhe respekt për njerëzit dhe familjet e thjeshta, nga këta që dhunojnë mundin, gjakun, bukën tuaj.
Ju premtoj se pas 25 prillit nuk do ju cenohet më as dinjiteti e as vendi i punës por do jetë FITORE E MADHE për të gjithë ju dhe banorët e thjeshtë të qarkut tonë të mrekullueshëm.
Me respekt,
Vangjel Tavo

SHKARKO APP