Vangjel Tavo: Mos e shkatërroni Vjosën o të marrë. Marrëzive të sektit të rilindjes po u vjen fundi

Ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo teksa ka sjell në vëmendje deklaratën e zëvendëspresidentes së Parlamentit Europian, Ulrike Lunaçek e cila ngriti zërin në vitin 2017 kundër ndërtimit të hidrocentraleve në lumin Vjosa, i bën thirrje qeverisë që të mos shkatërrojë lumin Vjosa.
“776 shkencëtarë nga e gjithë bota i bëjnë sot apel qeverisë shqiptare për mbrojtjen e këtij lumi, kësaj pasurie natyrore kombëtare dhe ndërkombëtare”, shkruan më tej në reagimin e tij ish-deputeti.
Postimi i plotë i ish-deputetit të LSI, Vangjel Tavo:
MOS E SHKATËRRONI VJOSËN O TË MARRË
Zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunaçek ngriti zërin në vitin 2017 kundër ndërtimit të hidrocentraleve në lumin Vjosa.
776 shkencëtarë nga e gjithë bota i bëjnë sot apel qeverisë shqiptare për mbrojtjen e këtij lumi, kësaj pasurie natyrore kombëtare dhe ndërkombëtare.
Vjosa, perla turistike e Shqipërisë, është lumi i vetëm në Europë që ka ruajtur rrjedhën e vet natyrale dhe sekti i rilindjes, i shkatërrimit dhe shpopullimit kërkon ta prishë.
Vjosa është një trashëgimi natyrore kombëtare me rëndësi të jashtëzakonshme si për turizmin ashtu edhe për komunitetin turistik. Ky lum është burim zhvillimi dhe duhet të vihet në shërbim të zonave që prek e jo të oligarkëve të pushtetit të cilët nuk kanë për qëllim vetëm përfitimin, shkatërrimin e bukurive tona natyrore por edhe shpopullimin e banorëve.
Vjosën do ta mbrojmë! Marrëzive të sektit të rilindjes po u vjen fundi. Ky sekt ka për qëllim të lerë pas tokë të djegur, një Shqipëri të shkatërruar, një natyrë të rrënuar dhe shpopullim sa më të madh.
Ky sekt po largohet bashkë me marrëzitë e veta!
VT

https://www.facebook.com/VangjelTavoZyrtare/posts/3305465442906923

 

SHKARKO APP