Vangjel Tavo: Skandal me testet për COVID-19. Janë blerë trefish më shtrenjt
Ish-ministri Vangjel Tavo shprehet se qeveria “Rama” ka blerë teste për koronavirusin, tre herë më shtrenjt sesa çmimi real i tyre.
Tavo thotë se nuk është blerë cilësia më e mirë në treg e testeve, por një model që mund të jetë prodhuar në Kore ose në Indi. “Skandal me testet, testet e ardhura në Shqipëri janë SD Biosensor. Firmë Koreane por mund të jenë prodhuar edhe në Indi. Çmimi normal 5 dollarë copa ndërkohë që qeveria i ka blerë me TVSh 100 mijë copë 150 milionë lekë të reja! Pra 15 dollarë copa. 3 fishin e çmimit.
Pra këto teste nuk jane Abbott. Janë blerë dhe më shtrenjtë se të ishin Abbott. Po bëhet kontrabandë edhe në kohë pandemie. Po zhvaten njerëzit dhe familjet e thjeshta në ditët e tyre më të vështira. Po përfitohet me shëndetin e qytetarëve. Mjaft qeveri kontrabandistësh. Duhet qeveri profesionistësh”,- shkruan Tavo në një postim në Facebook.
KOHA JONË SONDAZH

