Vangjush Dako në pranga, Paloka: Nuk flet për Ramën dhe i garanton dalje të shpejtë nga burgu
Deputeti i PD-së, pjesë e grupit të Rithemelimit, Edi Paloka për arrestimin e Vangjush Dakos, thotë se e gjitha është një drejtësi të drejtuar nga kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.
”Një javë pasi e kishin marrë vesh dhe minjtë e bodrumeve të bashkisë Durrës, u shpall arresti për Gjushin. Del Tahiri, hyn Gjushi. Sigurisht pas mbarimit të zgjedhjeve. Çdo gjë me regji qendrore.
Marrëveshjet alla Rama me limonat e tij të shtrydhur vazhdojnë po njësoj. Askush nga ata nuk hap gojën për Ramën dhe ky ju garanton daljen e shpejtë nga burgu dhe sigurimin se milionat nuk jua prek askush.
Gjushi madje duhej të blinte e manipulonte dhe zgjedhjet e fundit në Durrës përpara se të shkonte “me pushime”. Kjo është drejtësia e reformuar.
Skenari: Edvin Rama.
Regjia: Yuri Kim”, shkruan Paloka.