Varrezat, baza ushtarake dhe deti; tre vendimet e Ramës në favor të Greqisë
Politikë E Premte, 25 Dhjetor 2020 20:48
Arbër Zaimi, përfaqësues i Vetëvendosjes në Shqipëri, thotë se vendimi i Greqisë për shtrirjen me 12 milje detare të kufirit detar është i lidhur me akte të tjera të qeverisë “Rama” në favor të Athinës.
“Vendimi i sotmë i Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje detare në detin Jon (zgjerim që bëhet pjesërisht mbi detin që deri sot e ka patur Shqipëria) vjen njëkohësisht me vendimin e Edi Ramës dhe Erjon Braçes, për të shpronësuar tokat ku do të ndërtohen varrezat monumentale të ushtarëve të Greqisë në Shqipërinë e Jugut. Këto dy vendime nuk kanë qëlluar në të njëjtën kohë, as nuk janë rastësi”,- thotë Zaimi.
Ai shton se më herët është marrë vendimi për heqjen e bazës ushtarake detare shqiptare në Sarandë, po nga qeveria “Rama”. “Ato janë paraprirë prej heqjes së Bazës Ushtarake Detare të Sarandës nga inventari i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, para pak muajsh. Pra duke larguar një bazë të rëndësishme të Flotës nga ajo zonë delikate e strategjike (sigurisht, për t’ia dhënë tokën ndonjë oligarku që e bën “resort”).
Ju që mendoni se Rama do shkojë në gjykata ndërkombëtare e keni gabim. Nuk shkon në gjykatë ai që është dakord me atë që po ndodh. Plani i Ramës për integrim Evropian është ky: duke lëshuar territor, duke zvogëluar sovranitet, e duke ia shitur oligarkëve atë çka mbetet. Jo duke luftuar korrupsionin, duke zhvilluar ekonominë e duke forcuar shtetin”,- thotë Arbër Zaimi.
KOHA JONË SONDAZH

