Vartësi i ish-ministres padit burrin e ministres! Prokuroria: Nuk ka ka ndodhur konflikt

Në Tiranë, Andri Ibrahimaj, bashkëshorti i ministres së Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj, mësohet se është përfshirë në një sulm me armë të ftohtë 5 muaj më parë ndaj drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj.

Koshaj kallzoi në polici se Andri Ibrahimaj e kërcënoi dhe goditi me një mjet të mprehtë në brinjë dhe në fund të shpinës për shkak të detyrës, më 20 nëntor, duke i kërkuar të jepte dorëheqjen si drejtor i Agjencisë së Trajtimit të Kredive, një institucion në varësi të ministrisë së Financave.

Policia e Shtetit detajoi në një njoftim publik se Eri Koshaj kishte deklaruar në një kallzim pranë një stacioni policor më 21 nëntorin e kaluar se “është kanosur dhe goditur për shkak të detyrës nga Andri Ibrahimajt”.

Policia theksoi se Koshajt ia dha vendim mjeko-ligjor, ndërsa në iu morën deklarime mbi ngjarjen Ibrahimajt dhe dy personave të tjerë, në vazhdim të kërkesave nga prokurori për të ndriçuar këtë procedim penal.

“Materialet u referuan në prokurori më 4 dhjetor për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, në ngarkim të Ibrahimajt”, thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit.

Shenjat e këtyre goditjeve nga një mjet i mprehtë u provuan edhe nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, policia dërgoi materialet në organet hetimore, por sipas mediave vendore, prokuroria e kryeqytetit pushoi hetimet ndaj bashkëshortit të ministres.

Ministrja Ibrahimaj konfirmoi sot ngjarjen, duke e quajtur një “konflikt të padëshiruar, i cili ka marrë përgjigje në rrugën e drejtësisë”.

Përmes një deklarimi publik, ministrja Ibrahimaj theksoi se konflikti është hetuar nga organet e drejtësisë dhe është pushuar për mungesë provash, ndërsa bashkëshorti, sipas saj, u kallëzua padrejtësisht “për diçka që nuk e ka bërë, gjë që u konfirmua edhe nga vendimi i organeve të akuzës”.

Zonja Ibrahimaj pohoi se nuk e ka lejuar bashkëshortin të bënte kallzim, sepse Eri Koshaj ishte drejtues i një institucioni në varësi të ministrisë së Financave, post që e mbajti edhe pas largimit të saj nga detyra e ministres së Financave dhe Ekonomisë.

Eri Koshaj është shkarkuar tashmë nga detyra e drejtorit të përgjithshëm në Agjencinë e Trajtimit të Kredive, ndërsa denoncimi i tij, i cituar në raportet policore me iniciale emërore, mbeti jashtë vëmendjes së publikut dhe larg hetimeve të hollësishme, shkruan VOA.

Duhet theksuar se Delina Ibrahimaj mbtetet një prej ministrave më korrekt dhe me dinjitet profesional e personal në kabinetin e zotit Rama.

SHKARKO APP