FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vasili dhe Llalla: Kanabisi, problem

Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili dhe Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, deklaruan se trafikimi i lëndëve narkotike mbetet një problem për vendin tonë.

“Trafikimi i lëndëve narkotike është problem tepër shqetësues. Vijojmë të kemi kontakte me institucionet e tjera përgjegjëse, por rezultatet e zbulimit të autorëve të kësaj vepre penale, vazhdon të jetë e ulët”, tha Llalla.

“Edhe mënyra e administrimit të provave materiale mbetet shqetësim. Ka mospërfshirje të prokurorëve në mënyrën se si sekuestrohen e asgjësohen lëndët narkotike. Droga e sekuestruar nuk po asgjësohet sipas ligjit”, shtoi kryeprokurori, shkruan Top Channel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa ministri Vasili tha: “Qeveria duhet të jetë e pakursyer për fondet që vë në dispozicion për hetimin e trafikut të lëndëve narkotike. Duhet ashpërsuar politika penale për grupet e strukturuara kriminale që trafikojnë kanabis”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?