Vasili flet si kryetar: Rinia forca e LSI-së, ne do ecim para

Zv.kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka folur sot për mediat jo si zv/kryetar, por si tashmë si kryetar i LSI-së. Vetëm pak orë më parë kryetari aktual i LSI-së Ilir Meta deklaroi publikisht se sonte në mbrëmje do të japë dorëheqjen e tij si kryetar i kësaj partie dhe të gjitha funksionet i kalojnë sipas statutit, zv.kryetarit Vasili.

Pjesë nga konferenca e sotme për shtyp e Petrit Vasilit në qytetin e Fierit:

“LSI ka nje statut i cili flet qartë. Unë kam mbuluar detyrën e zëvendëskryetarit të LSI-së. Sigurisht, do të ketë një qëndrim zyrtar në ditët që vijnë nga forumet tona, të cilët janë ato që shprehen në çdo rast për vazhdimësinë e mandatit dhe çdo gjë që kryhet në funksion të këtij mandati përputhet me statutin e LSI-së dhe me programin e saj politik dhe me asgjë tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pyetje: A do të jetë LSI-ja aq e fortë sa ka qenë me Ilir Metën kryetar, edhe me Petritin Vasilin?

Swiss Digital Mobile Reklama

LSI-ja është e fortë sepse është e fortë me veten e saj, dhe pas 14 vjet veprimtarie politike të jashtëzakonshme dhe të një suksesi të jashtëzakonshëm politik, besoj që ka hyrë në një rrugë tërësisht pa kthim, ku emri i Petrit Vasilit në radhë të parë është shumë i parëndësishëm në raport me LSI-në dhe masiviteti, kualiteti politik, mendimi politik, filozofia politike që LSI-ja ka futur është një filozofi e cila shtrihet edhe në dhjetëvjeçarët që vijnë dhe sigurisht do të prodhojë në mënyrë të natyrshme lidershipe, mjaft nga ata ishin sot këtu, pra ishin të rinj dhe kjo është një nga gjërat më pozitive që LSI-ja ka krijuar, pra do të thotë që LSI-ja është një parti e së sotmes, por edhe e së ardhmes, e një të ardhme akoma më të fortë e akoma më të konsoliduar”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?