Vasili: Ka një marrëveshje kundër reformës, është ajo e Ramës me krimin

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas shqetësimit të shprehur nga Ambasadorja e SHBA për një marrëveshje për minimin e reformës në drejtësi.

Në një postim në Facebook, Vasili shprehet se marrëveshja kundër reformës është ajo e Edi Ramës me krimin.

“Ka me të vërtetë një marrëveshje të fshehtë kundër Reformës në Drejtësi!! Është marrëveshja e Edi Ramës me klanet e drogës dhe të krimit të organizuar, që Narkoshteti i tij të kapë tërësisht dhe në çdo element Reformën në Drejtësi. Është kaq e dukshme sa që nuk duket edhe kaq e fshehtë….. sepse gjendet edhe ne 15 kushtet e Hapjes se Negociatave me BE dhe ne Raportet e Departamentit Amerikan te Shtetit”,- shprehet Petrit Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?