Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 07:39 Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave Parisi ka zgjatur një shtetrrethim të pjesshëm, duke kufizuar lëvizjen në disa pjesë të qytetit deri të hënën, ndërsa Marseja dhe Lioni kanë vendosur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vasili: Kemi filozofi të njëjtë me PD për taksën e sheshtë dhe Reformën në Drejtësi

Politikë E hënë, 1 Mars 2021 14:24
Vasili: Kemi filozofi të njëjtë me PD për taksën e sheshtë dhe Reformën në Drejtësi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka dhënë detaje nga marrëveshja e firmosur sot mes PD-LSI për zgjedhjet e 25 prillit. Duke pranuar faktin që LSI është një parti e majtë, ai tha se kanë pasur të njëjtën filozofi me PD-në, sa i takon taksës së sheshtë. Ndërsa koalicioni i madh opozitar, sipas tij, ishte i nevojshëm pasi njerëzit presin zgjidhje të mëdha. “Përtej ironisë tuaj patjetër që jemi të tillë (të majtë). Në rastin konkret kur ka nevojë të madhe që njerëzit të presin zgjidhje të mëdha duhen zgjidhje gjithëpërfshirëse. Një aleancë historike se nuk është verifikuar përgjatë viteve të tranzicionit. Ne kemi pasur një eksperiencë të mëparshme 2009-2013 që ishte liberalizmi i vizave, arritje madhore, bume të mëdha në infrastrukturë dhe kemi kaluar gripin e derrit për shkak të menaxhimit racional. Kur ka përgjegjshmërinë e duhur është në të mirë të qytetarëve të cilët mbështesin aleancën”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Taksa e sheshtë thekson Vasili, është filozofi dhe kredo politike e LSI-së, por dhe qasje e PD-së. “Kur flitet për LSI duhen parë programet e LSI-së në vite. Taksa e sheshtë ka qenë filozofi dhe kredo e panegociuar. Është qasje që kemi pasur të dyja partitë. Koherencë absolute e LSI-së. Kemi pasur këtë filozofi, jemi gjetur njëlloj me këtë filozofi”. I pyetur nëse LSI-ja do të respektojë proporcionalitetin pas zgjedhjeve të 25 prillit, Vasili u shpreh se do të mbajnë në qeveri peshën elektorale që do kenë. “Po ta analizonit edhe në 2009, LSI-ja edhe në atë kohë ishte proporcionalisht me votat që mori. Siç është e shkruar e zezë në të bardhë, ashtu do të zbatohet. Atë peshë elektorale që ke, atë do të mbash në qeveri”. Sa i takon qëndrimit për reformën në drejtësi, Vasili theksoi se PD dhe LSI kanë të njëjtin qëndrim për ta zbatuar, sipas asaj, që u votua në korrik.

Mund t'ju interesojë

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishtinë, Petrit Malaj në Shkup

Ministri Ferit Hoxha avancon me rokadën e ambasadorëve, Denion Meidani shkon në Prishti...

27 Shtator 2026, 20:22
Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë

Aktivisti Arben Kola ditën e 120-të të protestës, ka hedhur akuza të forta ndaj kryemin...

27 Shtator 2026, 19:36

“Nuk kemi pasur asnjë ndarje me PD-në në asnjë pikë parimore. PD e LSI kanë vetëm një bindje, zbatim të reformës në drejtësi sipas asaj që u votua në korrik. I qëndrojmë besnik asaj reforme në drejtësi që kemi votuar me vullnet të plotë”. Ai mohoi të kenë diskutuar për zgjedhjen e presidentit, por tha se qëllimi kryesor i PD e LSI është të nxjerrë vendin nga humnera. “Çështjet themelore të opozitës së bashkuar nuk presin më asnjë sekondë, kemi borxhin publik të rritur, jemi në prag të kolapsit ekonomik, jemi kthyer në lavatriçe të parave të pista dhe Bashkia e Tiranës është kthyer në lavatriçe të parave të pista. Këto janë objektivat themelore të opozitës së bashkuar dhe presin përgjigje në muajt e parë. Asnjë diskutim për presidentin përveçse të nxjerrim vendin nga humnera”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

I pyetur për pritshmëritë pas 25 prillit, Vasili deklaroi se garancia qëndron në koalicionin e madh opozitar për ekuilibër dhe pastrimin nga e keqja, duke shtuar se 100 mandatet janë të mundura. “Për shkak të ndryshimeve të njëanshme, s’ka ndodhur kurrë në 30 vjet të bëjnë këtë akt kaq të dhunshëm të zgjedhjeve që njëra palë të përcaktojë rregullat. Kemi pasur marrëveshje politike. Po zbatohet në marrëveshje të reja dhe kemi zgjedhur një taktikë për të prodhuar rezultatin opozitar. 300 kandidatë opozitarë. Koalicioni opozitar është një garanci që të kemi qeverisje të ekuilibruar, koalicioni jep garanci për ekuilibër dhe pastrimin nga e keqja. Kini durim se 25 prilli është afër”.

Të larguarit nga LSI-ja e kanë pastruar partinë thonë Vasili, i cili shton se lëndë të parë për inceneratorët do të ketë gjithmonë, por plehra janë ato që digjen gjithmonë. “Të larguarit e kanë shëndoshur, jo dobësuar LSI-në, ka pasur transformim se vullnete të kalbura dhe të shitura vetëm pastrojnë. Lëndë të parë për inceneratorët do të ketë gjithmonë, por plehra janë ato që digjen gjithmonë”.

Sa i takon integrimit, Vasili shprehet se hapja drejt Evropës është jetike edhe për zhvillimin ekonomik të vendit. Sipas tij, vetëm fronti opozitar mund t’i japë zgjidhje situatës. “Varhelyi ka folur për kushtet, për konferencën e parë. Pandëshkueshmëria e krimit elektoral, zgjedhjet, goditja e krimit e korrupsionit janë të paplotësuara. Oliver Varhelyi ishte kritik për shkeljen e marrëveshjes së 5 qershorit. Mbajtja e zgjedhjeve me standarde minimale bazike. Ne kemi një fenomen që po shkatërron ekonominë. Hapja drejt Europës është jetike për ne, se nuk zgjidhet as kriza ekonomike. Kur liberalizuam vizat, Shqipëria u konsiderua histori suksesi. U pa që Shqipëria nuk e pati këtë fluks. Këto duan përgjigje të drejtpërdrejtë. Vetëm ky front mund t’i japë një përgjigje, në themelet kryesore ku është tundur”. /A2cnn/

Etiketat e lidhura

marrëveshjaPD-LSIPetrit Vasili
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 45 minutash

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 46 minutash

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?
Para 47 minutash

Trump, Musk, Zelenskyy: Kush po fajëson kë në mosmarrëveshjen Ukrainë-Starlink?

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit
Para 48 minutash

Serbia në prag të zgjedhjeve: Protesta masive kundër Vuçiqit

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 10 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 13 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 14 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.