FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vasili: LSI do të jetë vetëm forcë e parë. Ne garantojmë stabilitet

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvillon sot Konventën Kombëtare për zgjedhjen e kryetarit të ri të saj.

Pas Monika Kryemadhit, në foltoren e Konventës së LSI u ngjit Kryetari  i ardhshëm i partisë, Petrit Vasili.

“Konventa kombëtare mbahet në një moment krize politike. Është një moment që tregon se kush është forca e përgjegjshme politike në vend. Është një moment që tregon se cila forcë merion të ketë mbështetje të qytetarëve dhe cila jo. LSI ka bërë një investim madhor të sinqertë, duke prodhuar më shumë qetësi dhe stabilitet për vendin”,- tha Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vasili foli dhe për zgjedhjen e Ilir Metës në krye të shteti. “Nuk ishte Meta që zgjodhi Presidencë, por ishte institucion i Presidencës që zgjodhi atë. Me Metën President dhe LSI forcë e parë, Shqipëria ecën vetëm përpara”,- tha Vasili.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?